TVSH për biznesin e vogël, ja çfarë tha Rama për taksat e reja

Luli nuk di çfarë flet. Ka shqiptar këtu, qoftë dhe demokrati më i madh, ta hajë këtë broçkull? Kjo është t’i thuash shqiptarëve o budallenj, se nuk e hëngrët me kanabisin, tani do e hani me krimin e organizuar. Taksat, nga 1 prilli, regjimi për biznesin e vogël? A ka rritje taksash? TVSH është detyrim që e paguan konsumatori final. Po mirë më këta shqiptarë që janë shumica, që paguajnë energjinë, ujin, të gjitha detyrimet, budallenj janë këta?

Kryeministri foli për KQZ-n dhe për marrëveshjen me Bashën

A është akti i fundit i marrëveshjes me Bashën kërkesa e PS për shkarkimin e Klement Zgurit? Për mua ajo marrëveshje është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur vendit. Sikur forcat politike të bënin më shumë bashkërisht dhe me pak në këtë luftë absurde llogoresh Shqipëria do ishte më e mirë. Këtë e tregon çdo njeri që shihni në rrugë.

Fatkeqësisht Luli nuk është lider dhe nuk u bë kurrë lider. Ajo marrëveshje ishte i vetmi akt lidershipi që ka bërë. Po të ishte për interesin e ngushtë dhe për pushtet nuk e bëja atë marrëveshje. Ne i kishim garancitë dhe të ndërkombëtarëve, amerikanët u dorëzuan. Unë shkova në atë takim nga Elbasani për t’i dhënë shansin e fundit Shqipërisë, që të mos hynim në një proces ku do fitonim 100 deputet. Ishte dhe një shans për Lulin që të bëhej lider. Pas atij akti s’ja doli të bëhej lider. të merrte përgjegjësinë e humbjes. Me këtë rrugë po thellon gropën ku ka rënë disa herë e do zhytet edhe më thellë. A vdiq marrëveshja juaj me atë që po kërkoni për Klement Zgurin? Për këtë duhet të pyesni varrmihësin, unë i them ta shikojë mirë, ti bëjë pak frymëmarrje me gojë dhe të mos e varrosë. Se do jetë fundi i kësaj përpjeke për të fituar diçka Luli në të ardhmen. Kjo lloj beteje është një sorrogato e betejave që bënte dikur Sali Berisha.