U kap me 863 mijë euro dhe me patentat e Tahirit/ Krimet e Rënda kërkojnë “arrest me burg”

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën “arrest me burg” për biznesmenin Orest Sota, i cili u kap me 863 mijë euro në automjetin e tij në Elbasan. Seanca për të do të zhvilohet nesër. Kujtojmë këtu se biznesmeni Orest Sota u kap me 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Çështja për biznesmenin e arrestuar javë më parë në Elbasan, i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo pasi Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencën për hetimin e tij.

Hetimi për rastin i kaloi Task-Forcës së Krimeve të Rënda, e cila merret me rastet për pastrim parash. Orest Sota duhet të vërtetojë burimin e parave që iu sekuestruan.