Unë kam lindur në një vend ku paqja politike është gjendje e jashtëzakonshme

Nga Robert Aliaj Dragot

Unë kam lindur në një vend ku paqja politike është gjendje e jashtëzakonshme. Dhe si për të gjithë ata që rriten në një kontekst të tillë, dhuna bëhet pjesë e jetës së përditshme.
Prandaj e urrej këtë model të pështirë dhe abuzues të imponuar nga INJORANCA, të aplikuar nga politika dhe të AMPLIFIKUAR NGA MEDIAT.
A është vetëmashtrimi qesharak pasioni i injorantit?
Pyes, sepse është e pamundur ta injorosh situatën kaq ekstreme, jofunksionale dhe toksike të kësaj epoke totalitarizmi ideor formal ekonomik në të cilin jemi zhytur në katunin tonë politiko-mediatik, konfliktin, armiqësinë permanente politike nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, indiferencën, trendin e vetëkonfigurueshmërisë me kënaqësi për të qenë servilë dhe të manaxhueshëm. Kjo është prova që injoranca është një strukturë e lidhur me kënaqësinë fallike.

Pikëpyetjet në lidhje me motivet themelore dhe origjinën e kësaj armiqësisë irracionale të vendosin në një situatë të sikletshme, ku gjërat komplikohen. Dhe të bësh pyetje të tilla në një vend ku paqja është gjendje e jashtëzakonshme është shumë!
Duhet të adaptohesh me qetësinë dhe normalitetin, të izolohesh dhe të harrosh klimatin e dhunshëm që mbretëron, etj., etj., etj., që të kuptosh që armiku është vetëm rezultat i injorancës dhe frikës. Të gjithë jemi viktima të një diskursi të ndërtimit të armikut. Armiku nuk është një person, por sistemi që e bën të mundur dhe amplifikon terrorin, injorancën.

Në një nga librat e tij të fundit, John Kenneth Galbraith, bëri një konstatim që meriton vëmendje: “të gjitha demokracitë e tanishme – thotë ai, jetojnë nën frikën permanente të injorantëve. Putain.
Këtu dua të fokusohem pak.
A janë format e padijes që kërcënojnë demokracinë në katundin tonë politiko-mediatik sot?
A kontribuojnë ato në verbimin e shoqërisë? A i shërbejnë izolimit të saj? Kujt i interesojnë mosrealizimi i reformave, Vetting-u e bla e bla ble, aq jetike dhe në favor të mbështetjes popullore?
Dhe hop, si papritur, sapo kthej faqen e gazetës, gjej veten në prag të tjera pështjellime totalitare. Natyrisht, kur unë përmend “totalitarizmin”, nuk i referohem vetëm ideologjisë fashiste apo komunizmit autoritar, racizmit dhe nacionalizmit radikal, por edhe modeleve të tjera sociale të bazuara ekskluzivisht tek frika, si klimat, tek konsumi patologjik, diktatit të të qenët politikisht korrekt, deri tek përfitimi i pakufizuar i disa individëve që kanë krijuar tashmë identitetin e ri shqiptar të çimentuar.
Por mos të harrojmë, vë në dukje Galbraith, se ndërsa shumë i frikësohen ndikimin të injorantëve, kjo kategori përfiton duke realizuar projektet e tyre ekonomike, mediatike, qoftë dhe sundimit politik, me qëllim fare pak përfitimin. E atëherë? Ka ndonjë të keqe këtu?
E dimë që injorantët në përgjithësi janë të padobishëm, por shumë të përdorshëm ama. Kështu që për ne që jemi të pozicionuar më afër Galbraith, pyetja relevante do të ishte të dinim nëse arsimi, nga i cili shoqëria duhej të përfitonte, është ai me të vërtetë efektiv për të reduktuar peshën e një ndikimi kaq negativ nga injoranca?

PUSHTETI MË I DOBËT DHE MË I PASIGURT ËSHTË AI, FUQIA E TË CILIT BURON NGA INJORANCA PUBLIKE E EKZAGJERUAR PAFUND NGA AMPLIFIKIMI MEDIATIK.

Është bërë pothuajse një klishe të thuash që, në këtë epokën e komunikimit masiv dhe mediave sociale, të fitosh betejën e medias virtuale është pothuajse aq e rëndësishme sa të fitosh atë të mediave fizike, tradicionalen. Ky është dhe fokusi i betejës në këtë katudnin tonë politiko-mediatik.
Nazistët ishin të parët që kuptuan rëndësinë e propagandës masive në një shtet modern dhe krijuan një nga makinat propaganduese më të fuqishme që ka parë ndonjëherë bota. Ajo udhëhiqte fushata vetëmashtrimi, gënjeshtrimi, shtrembërimi, të kontrollit mendor të një efektshmërie të paprecedentë. Nënkuptimi themelor filozofik ishte të ndikonte tek njerëzit nëpërmjet gënjeshtrave dhe shtrembërimeve, duke i bërë ata të ndihen pjesë e diçkaje madhështore. Ne katundin tone politiko-mediatik, ne bëjmë po të njëjtën gjë, por me pasion.

La pensée banale: Dështim? APO SUKSES PËRBALLE HORRORIT DHE MOSARSYES?

Mendimi banal normalisht përfaqëson një formë të të menduarit social ekstrem. Reduksionizmin intelektual dhe moral që përjashton çdo dimension shpirëror apo mistik. Tani kjo po më duket si analizë e banalitetit, e ngatërruar pak, por për finesën e artikulimit, nga socialja tek psikologjikja, për saktësinë e saj ekstreme si qartësi historike dhe ngjarje politike, nuk ka pushuar të përsëritet akoma edhe sot, siç ndodh përshembull me egërsinë e postimeve perverse banale, vulgare, pa shije te celebriteteve, humori i skajshëm banal etj., në rrjetet sociale. Kështu, në katundin tonë politiko-mediatik kombinohen mrekullisht banaliteti, vulgarja me totalitarizmin, që prodhon këtë realitet ku jemi katandisur.

EMINENTE
Për të garantuar rivendosjen e sigurisë dhe dinjitetit të njerëzve në katundin tonë politiko-mediatik është thelbësore që të gjithë aktorët shoqërorë, përfshirë edhe ata të përjashtuara nga debati, të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndërtimin kolektiv të politikave publike. Hakmarrja, izolimi, represioni nuk janë zgjidhja ideale, Parandalimi dhe demokratizimi i kulturës është zgjidhja ideale.

Shoqëria jonë duket sikur ende nuk e ka marrë veten nga shoku i lindjes, nga tranzicioni i shoqërisë fisnore apo tribale të nënshtruara prej forcave magjike, në përpjekje për tu integruar në një shoqërie të hapur që zgjon aftësitë kritike njerëzore. Eshtë kjo tronditje e këtij zhvillimi që favorizon lëvizjet reaksionare që drejtohen drejt një kthimi tek fisnorja? TRIBALJA?

20 Prill 2016