Urdhri/ Të enjten priten debate të forta në Kuvend

Ditën e enjte do të mblidhet Kuvendi dhe pritet një seancë plenare maratonë që do të zgjasë për dy ditë me radhë.

Kjo për faktin se në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit janë përfshirë pr/buxheti për 2018 si dhe paketa fiskale që e shoqëron atë.

Në urdhrin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi përfshihen 13 pika në rendin e ditës.