Zbulimi: Nëse ecën kështu, i ke thënë të gjitha!

Mënyra se si ecni mund të përcaktohet nga aktivitetet që përbëjnë ditën juaj. Mund të ecni shpejt kur po nxitoni për në punë, shkollë apo për të dërguar fëmijët në shkollë si dhe mund të ecni ngadalë kur po shëtisni. Por mënyra se si ecni zakonisht mund të reflektojë personalitetin tuaj, sipas një studimi të ri.

Çdo zgjedhje që bëjmë në jetë zbulon shumë mbi mendimet tona të thella dhe karakterin tonë. Të paktën, këtë na thotë edhe shkenca. Studiuesit kanë vëzhguar çdo gjë që nga mënyra se si vishemi deri në mënyrën se si flemë gjumë dhe kanë gjetur një lidhje ndërmjet veprimeve të përditshme dhe personalitetit tonë.

Studimi i fundit ka ekzaminuar mënyrën e të ecurit dhe personalitetin tek një numër prej 15,000 të rriturve të moshës mbi 25 vjeç. Rezulton se, mënyra se si ecni tregon kaq shumë se çfarë personi jeni.

Ata që ecin shpejt kanë më shumë gjasa të jenë më të disponueshëm, të ndërgjegjshëm dhe të hapur ndaj përvojave të reja. Njerëzit nevrotikë, kanë tendencë që të ecin më ngadalë. Studimi dha dëshmi të forta se shpejtësia e të ecurit në këmbë tek të rriturit reflekton pjesërisht personalitetin e individit.

Si përfundim, rezultatet duken mjaft racionale. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se ka vetëm dy mënyra të të ecurit apo se në varësi të gjendjes tuaj emocionale ecni herë shpejt e herë ngadalë. Kjo flet për gjendjen e përgjithshme. E rëndësishme është që jeni në anën e duhur të rrugës.

Kini parasysh se të ecurit shpejt nuk do t’ju bëjë më të ndërgjegjshëm apo më të pëlqyer nga të tjerët ashtu siç nuk mund të ndryshojë personalitetin tuaj.

[Burimi: Reader’s Digest përshtati në shqip Brisilda Frangu]