11-vjeçarja shqiptare mahnit Romën, një mjeshtre e shahut

Vazhdon Turneu i Hapur Ndërkombëtar i Romës në të cilin po garon shumë suksesshëm shahistja shqiptare e talentuar, 11-vjeçarja Elisa Isufi.

Në përfundim të 4 raundeve të para në kryesim janë vënë 4 shahistë me 3,5 pikë ( FIDE Master P. Van HOLAND (Monaco),A.BESHUKOV(Russia) si dhe italianët, përkatësisht C/Master E.MINIKH dhe A. DANGERIO 2N).

Elisa Isufi ndodhet në kuotën 2,5 pikë (1 fitore 3 barazime) duke u pozicionuar në vendet 17-26 ndër 66 shahistë në garë.
Mbrëmë, në raundin e pestë, shorti e ka vënë Elisën përballë shahistit të kategorisë së parë italiane, A. Colombrini, 1759 elo, i cili ndodhet me pikë të barabarta me shahisten tonë.

Me rezultatet e treguara deri tani Elisa na bën të shpresojme përsëri në një rezultat pozitiv, çka do të përbënte një tjetër sukses por tashme jo surprizë.