Votimi i Kryeprokurores së përkohshme, Delina Fico ‘përplaset’ ashpër me Sonila Meçon

Votimi i Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, e cila u zgjodh me 69 vota, ka sjellë debat të ashpër jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës. Kështu gazetarja Sonila Meço është përfshirë në një debat të ashpër me aktivisten e shoqërisë civile Delina Ficon për Kryeprokuroren e re dhe mënyrën e zgjedhjes së saj.

Debati i zhvilluar në rrjetin social ‘Facebook’ ka ardhur pas një statusi të Sonila Meços ku shkruante ndër të tjera se “Një prokuror i përgjithshëm i përkohshëm, që zgjidhet vetëm nga maxhoranca e zhytur nën hije e dritë skandalesh nuk bind askënd”. Pas këtij statusi Delina Fico ka komentuar duke argumentuar se pse zgjedhja e saj ishte e drejtë. Argumentet e saj mbështeten kryesisht tek qëndrimi i ndërkombëtarëve, duke e akuzuar Meçon për retorikë antishtet në lidhje me qëndrimin e saj për Kryeprokuroren e re.

“Nuk e kuptoj kete retoriken anti-shtet dhe anti-demokraci qe e ke shume per qejf ti e te tjere keto dite. Ti je aq e informuar sa ta dish se alternativa e ketij qendrimi eshte nje zgjdhje alla Trump. E mirepret nje zgjidhje te tille per Shqiperine (se do te te duhet edhe ta pershtasesh nivelin e Trumpit per nivel te Shqiperise)? Mendo nje biznesmen te pasur, injorant dhe seksist shqiptar dhe mendoje si udheheqes te vendit ku jeton. Eshte kjo ajo qe do?”, shkruan Delina.

Por në përgjigjen e saj Sonila Meço i shkruan se “Pranoj me shume deshire diskutimin e debatin deri ne kufijte e fyerjes dhe venies ne radhet e mia te fjalive qe nuk jane te miat. Te me akuzosh per retorike antishtet kur ne cdo fillim e fund paragrafi argumentativ permend kushtetuten, me ngjan dashakeqesi ne rastin me te mire e verberi ne me te keqin”.