Akuzohet se ka trafikuar 2.5 tonë drogë nga porti i Durrësit/ Zbulohet e vërteta për nënkomisarin Lelaj

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me grupin kriminal që trafikoi 2,5 ton kanabis nga porti i Durrësit në Janar të këtij viti, rezulton se nënkomisari i policisë, Festim Lelaj ka lejuar kalimin nga porti i Vlorës të një sasie prej 350 kilogramësh kanabis.

Raportohet se Lelaj në atë kohë punonte si punonjës i Policisë Kufitare në këtë port. Ndërkohë në dosjen e prokurorisë thuhet se oficeri i policisë ka bashkëpunuar ngushtë me dy të arrestuarit e tjerë Aurel Laze dhe Skënder Siceqa, të cilët transportuan me kamion drogën drejt Italisë.

12 të arrestuarit e këtij grupi pritet të dalin ditën e premte para Gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.