“Alarm tradhtie”: Shenja e cila tregon se burri ose gruaja po ju tradhton

Tradhtia është tabu në shumicën e lidhjeve, por një grua e cila brengoset se a po e tradhton burri, mund t’i forcojë më shumë dyshimet duke u bazuar në një shenjë.

Sidoqoftë, shenja e njëjtë nuk mund të aplikohet edhe te gratë tradhtare, kanë zbuluar shkencëtarët.

Një studim, pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, ka zbuluar se meshkujt inteligjentë janë më pak të prirë t’i tradhtojnë partneret.

Hulumtuesit pohojnë se kjo ndodh për shkak se meshkujt e mençur e vlerësojnë më shumë monogaminë sesa meshkujt me inteligjencë më të ulët.

Aq më inteligjent që është burri, aq më shumë kjo tregon nëse ai është besnik në lidhjen e tij.

Megjithatë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për gratë. Nuk ka ende ndonjë dëshmi se gratë inteligjente janë më pak të prira t’i tradhtojnë burrat.

Gjithashtu, vlen të ceket se së fundmi studimet kanë treguar se femrat tradhtojnë po aq shumë sa meshkujt.