Angli/ Përfundon në pranga i riu shqiptar. I zbulohet shtëpia plot me rrënjë kanabisi

Autoritetet britanike në Plymouth të Anglisë, kanë zbuluar një tjetër fabrikë kanabisi.

Ndërkohë një i ri shqiptar ka përfunduar në pranga.

21-vjeçari është aktualisht duke u mbajtur nga autoritetet e emigracionit.

Policia tha për “The Herald” se oficerët i hoqën të 200 bimët që ishin shpërndarë nëpër dhoma.

Policia pohoi se kanabisi ishte mbjellë nëpër 3 dhoma. Bimët ishin rreth 1 metër e gjysmë të larta, ndërsa një prej dhomave përdorej për procesin e tharjes. Oficerët gjetën gjithashtu pajisje që përdoreshin për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit.

Policët thanë se kishte prova se të paktën dy burra jetonin në atë provë dhe se kjo ishte konfirmuar nga fqinjët. Oficerët e kishin rrahur zonën prej disa ditësh duke u përpjekur të gjenin se nga vinte era e kanabisit.

Shtëpia në fjalë u konsiderua e dyshimtë pasi kishte shumë shenja që e vunë në alarm Policinë, si dritaret gjithmonë të mbyllura dhe një numër qesesh të vjetra mbeturinash në oborrin e pasmë.