Arsyetimi interesant i Haradinajt për punësimin e burrit të motrës

Kryeministri Ramush Haradinaj është arsyetuar se nuk ka qenë në dijeni të emërimit të burrit të motrës në postin e drejtorin të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Duke iu përgjigjur kritikave të shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, Haradinaj ka thënë se për emërimin e Liridon Dervishajt është informuar vetëm nga mediat.

Ai ka shtuar se askujt nuk mund t’i mohohet e drejta e punës për shkak të lidhjeve familjare.

“E vërteta është se as nuk jam ndier mirë kur është emëruar Liridoni i cili është burri i motrës sime Antigonës. E kam marrë vesh në media, punon në sigurime gjatë, është bukur e vështirë ndonjëherë me ia privu dikujt mundësinë për një punë veç pse ka lidhje familjare”, ka thënë mes të tjerash Haradinaj.