“Asnjeri, për sa kohë që jeton në këtë jetë kaotike, nuk është pa probleme”-7 Mësimet e Jetës nga Carl Jung

Carl Gustav Jungu, psikiatri zvicran që mban meritën për themelimin e Shkollës Terapeutike dhe Teorisë së Personalitetit, ka qenë bashkëkohës i Frojdit.

Shumë ide të Frojdit, Jungu i ka pranuar dhe i ka zbatuar në terapitë ndaj pacentëve. Po ashtu shumë ide të Frojdit, Jungu i ka transformuar, e disa i ka hedhur poshtë si terapeutikisht joproduktive.

Carl Gustav Jung ( 1875-1961), ka qenë njëri prej mendimtarëve më origjinalë të shekullit XX dhe themelues i psikologjisë analitike apo psikologjisë së komplekseve, siç e ka quajtur drejtimin e tij për të theksuar dallimin ndaj psikanalizës së Frojdit.

Idetë e tij dhe metodat terapeutike kanë ndihmuar shumë njerëzve me probleme psikologjike, jo vetëm kur janë në pyetje sëmundjet e lehta psikologjike, por edhe në rastet e çrregullimeve të rënda siç janë psikozat, çrregullimet e personalitetit, si dhe problemet e varësisë.

Ja 7 mësime të vlefshme nga Carl Jung: 

“Të njohësh anët e tua të errëta është mënyra më e mirë për t’u përballur me anët e errëta të të tjerëve.”

“Mos e mbaj dikë që do të largohet. Përndryshe nuk do të njohësh atë që vjen.”

“Të gjitha ato që na bezdisin tek të tjerët, mund të na çojnë drejt mirëkuptimit të vetes tonë.”

“Asnjeri, për sa kohë që jeton në këtë jetë kaotike, nuk është pa probleme.”

“Njeriu ka nevojë për vështirësi, ato janë të domosdoshme për shëndetin.”

“Njerëzit do të bënin gjithçka, mjafton vetëm të shmangin përballjen me veten e tyre.”

“Ëndrrat e tua do të bëhen realitet vetëm në rast se arrin të shikosh thellë brenda zemrës. Kush shikon jashtë saj ëndërron. Kush shikon në brendësi, zgjohet.”