Baily: Gazsjellësi rus nuk e pastron ajrin në Maqedoni

‘Lufta’ diplomatike në Twitter mes ambasadës ruse dhe asaj amerikane në Shkup është pasuar me përgjigjen e ambasadorit Jess Bailey.

Duke iu përgjigjur propozimit të rusëve për ndërtimin e një gazsjellësi rus në Maqedoni, ai ka mohuar se kjo është ‘luftë e Twitter-it’, transmeton Konica.al.

“Nuk është luftë Twitter-i. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Maqedonisë për hapat e afërt për pastrimin e ajrit. Një gazsjellës tjetër rus nuk do ta bëjë këtë. Shtetet e Bashkuara e ërkrahin dëshirën e Maqedonisë për të sjellur gaz në qytetet maqedonase dhe një llojshmëri furnizimesh me gaz për Maqedoninë dhe Evropën”, ka shkruar ambasadori amerikan Jess Baily.