Banka Botërore 150 milionë dollarë për vendet e Ballkanit Perëndimor

Në Bullgari është zhvilluar një Konferencë për një integrim më të gjerë të vendeve të Bllkanit. Ky takim është zhvilluar nga kryeministri bullgar, Boyko Borissov ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë këtij takimi Banka Botërore ka njoftuar se ka vendosur që të vërë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor shumën pre 150 milionë dollarësh në mënyrë që këto vende të përmirësojnë korridoret kryesore të transportit. Ky vendim i BB synon në zgjerimin e tregtisë mes këtyre vendeve.

Projekti për lehtësimin e tregtisë dhe transportit synon përmirësimin e pikave të kalimit kufitar, efikasitetit të shërbimeve të logjistikës dhe futjen e teknologjisë inteligjente në transportin e mallrave dhe pasagjerëve duke përshpejtuar proceset në pikat doganore.

Kristalina Georgieva, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Bankës Botërore u shpreh:  “Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga një kosto më e ulët e transportit dhe zgjerimi i tregtisë si rezultat i projektit prej 150 milion $ të Lehtësimit të tregtisë dhe transportit”.

Gjithashtu ajo ka theksuar: “Sipas vlerësimit tonë përfitimet pritet të jenë rreth 1 miliard $ në vit – një kontribut i rëndësishëm ky në kuadrin e përpjekjeve rajonale për të nxitur rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës dhe krijimin e mundësive për sa më shumë njerëz.”

Georgieva tha se liderët e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë edhe nga eksperienca e Bullgarisë në gjenerimin e fondeve shtesë për të investuar në korridoret ndërlidhëse të transportit. Bullgaria po punon me Bankën Botërore sesi të përdorë në mënyrën më efikase burimet e gjeneruara nga iniciativa e futjes së sistemeve elektronike në autostradat me pagesë – iniciativë që pritet të gjenerojë deri 9 milairdë Euro gjatë dekadës së ardhshme. Financimet e përfituara në këtë mënyrë do t’i lejojnë Bullgarisë të përfundojë infrastrukturën e transportit dhe të behet më konkurruese.