Bushati ‘kokë më kokë’ me Sebastian Kurz. Ja për çfarë diskutuan!

Në kuadër të ministerialit të OSBE-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm dhe Kancelarin e zgjedhur të Austrisë, Sebastian Kurz.

Mësohet se biseda e tyre u fokusua tek perspektiva evropiane e Shqipërisë. Gjithashtu ministrat diskutuan për çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe bashkëpunimin ekonomik.

Bashkëbiseduesit u ndalen dhe tek aktivitetet e përbashkëta në kuadër të vitit kulturor Shqipëri-Austri 2018.

Ndër të tjera Ministri Bushati e njohu Kurz me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, duke përmendur specifikisht reformën në drejtësi dhe procesin e vetting-ut.