Çfarë mund të shihni këtë javë në kinema?

Premiera e javës në Kinema Millenium, “Wonder”.

Jacob Tremblay. Emri të paktën është krejtësisht familjar për fansat e kinemasë, të cilët e adhuruan kanadezin 10 vjeçar për interpretimin e Xhekut të vogël në krah të Brie Larson në “Room”, që shumë prej adhuruesëve të tij do të kishin dashur që të ishte vlerësuar me një kandidaturë Oskar. Ndërsa e presim që të shfaqet në “The Book of Henry”, Jacob Tremblay do të vije me një nga rolet me te realizuara ne filmin “Wonder”.

Në krah të Julia Roberts e Owen Wilson, aktori i vogël sjell një personazh krejt të veçantë, Auggien, djaloshin që bëri për vete qindra mijëra lexues në Amerikë dhe në 47 vende të botës ku libri u botua. Bëhet fjalë për “Wonder”, dramën e përshtatur nga bestselleri me të njëjtin titull shkruar nga R.J.Palacio. “Wonder“ i cili fillon projeksionet shqiptare në kinema Millennium prej datës 30 nëntor, rrëfen historinë prekëse të August Pullman që ka lindur me një deformim në fytyrë i cili e ka penguar që të ndjekë shkollën si gjithë të tjerët. Historia rrëfen sesi Auggie nga një fëmijë i tërhequr shndërrohet në një prej superheronjve pikërisht kur vendos që të fillojë shkollën dhe dhe familjes së tij i duhet të përballet me realitetin.

“Wonder” është drejtuar nga regjisori Stephen Chbosky dhe shkruar nga Jack Thorne, Steve Conrad, dhe Chbosky, bazuar në romanin e vitit 2012 me të njëjtin titull të shkruar nga R.J. Palacio. “Puna në sheshxhirim ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Të shohësh sesi libri shndërrohet në një film e për më tepër me aktorë si Julia Roberts dhe Owen Wilson është shumë bukur! Ndonjëherë më dukej e pabesueshme”- është shprehur për median Paliaco, shkrimtarja e librit . Sa i përket aktorëve të njohur Julia Roberts dhe Owen Wilson ky film shënon të parin bashkëpunim midis tyre. Për Julia Roberts ky është i pari film familjar që pas “Mirror Mirror” (2012) dhe i dyti film ku aktorja luan një karakter të quajtur Isabel.

E para herë ishte në filmin “Stepmom”. Kritika e ka vlerësuar maksimalisht filmin duke përmendur si vlera të tij mesazhet e mëdha që përcjell tek publiku, si : mirësia, miqësia, dhe duke e quajtur filmin një përrallë prekëse dashurie. Edhe publiku ka thënë fjalën e tij, e renditur të dytin në arkëtimet e fundjavës së parë të projeksionieve në sallat amerikane, me mbi 27 milionë dollarë bileta të shitura ndërsa në mbarë botën mbi 70 milionë dollarë arkëtimeve përkundrejt një buxheti prej 20 milionë dollarë.