Çfarëdo që ju ndodh, gjithmonë ndodh për të mirën tuaj

Dikur ishte një burrë, i cili gjendej në një anije e cila po fundosej. Me ndihmën e valëve ai kishte arritur i vetëm në një ishull të pabanuar.

Ai kishte qenë i vetmi pjesëtar i anijes i cili kishte mbijetuar dhe ia kishte dalë mbanë të arrinte në ishull. Kësisoj kishte filluar të lutej vazhdimisht që dikush ta shpëtonte.

Çdo ditë ai e shikonte horizontin me shpresën se do ta shihte një anije e cila do t’i vinte në ndihmë.

Pas një kohe, ai kishte filluar t’i humbte të gjitha shpresat, dhe kësisoj kishte vendosur ta ndërtoj një kasolle nga pjesët e mbetura të anijes, të cilat dallgët e detit i kishin afruar në breg.

Sidoqoftë, nuk kishte shkuar shumë dhe kur ishte kthyer në kasollen e tij pasi kishte shkuar të kërkonte ushqim e kishte zbuluar se kasollja kishte marrë flakë. Tymi i kasolles ngjitej nëpër qiell sikur të mos kishte ekzistuar kasollja asnjëherë!

Më e keqja kishte qenë se bashkë me kasollen e këtij burri, ishin djegur edhe të gjitha gjërat të cilat i kishin mbetur. Kështu ai mbeti pa asgjë fare.

I ballafaquar me këtë situatë, burri nuk kishte mundur ta përmbante veten dhe kishte filluar të zemërohej duke bërtitur: “Si ka mundur të më ndodhë kjo mua? Çfarë kam bërë që ta meritojë këtë”?

Ditën e nesërme, ai ishte zgjuar nga gjumi nga zërat e një anije e cila po i afrohej bregut të ishullit ku gjendej ky – anija e kishte shpëtuar.

Burri vështirë u besonte syve të tij. “Si… si e keni zbuluar se gjendem këtu?” i kishte pyetur pjesëtarët e anijes. Ndërsa njëri nga ta i ishte përgjigjur: “E pamë sinjalin tuaj me tym, prandaj erdhëm të të ndihmojmë”.

Çfarë mund të mësojmë nga kjo histori? Gjithmonë do të keni mundësi të filloni prapë. Në çfarëdo kohe, në çfarëdo moshe, në çfarëdo vendi. Asnjëherë mos u zemëroni, asnjëherë mos hiqni dorë! Çdo gjë që ndodhë, ndodhë për të mirën tuaj.