Dhjetë blerjet më të shtrenjta të futbollistëve mbi 30 vjeç

Për pak ditë, nis merkatoja e dimrit dhe shumë nga skuadrat, sidomos ato që kërkojnë të realizojnë objektivat dhe me financa të shëndosha, sërish do të ndërhyjnë. Edhe pse nuk priten blerje rekord, sërish lëvizje do të ketë, ku spikat më shumë lëvizja apo jo e Coutinhos drejt Barcelona-s. Por njëkohësisht mund të ketë blerje ose shitje edhe të futbollistëve që janë në fundin e karrierës, më saktë të atyre që quhen “over 30”. Më poshtë po ju paraqesim 10 blerjet më të shtrenjta të lojtarëve mbi 30 vjeç:

Gabriel Batistuta – Nga Fiorentina te Roma (32 milionë euro): Pas disa eksperiencave të shkurtra te River Plate dhe Boca Juniors, Batistuta është transferuar te Fiorentina në 1991-in. I pakënaqur nga fakti se nuk ka arritur të fitojë titullin, Batistuta kaloi te Roma në 2000-in në moshën 31-vjeçare për 32 milionë euro, që e bën atë lojtarin më të shtrenjtë mbi 30 vjeç. Pavarësisht fitores së titullit me Romën, ai nuk pati ndikimin që pritej dhe pas një huazimi të shkurtër tek Inter, u transferuar në Katar te skuadra e Al-Arabi, ku përfundoi karrierën.

Samuel Eto’o – Nga Inter tek Anzhi Makhachkala (29 milionë euro): Një nga lojtarët që ka fituar më shumë para në futbollin europian, Eto’o e ka filluar karrierën te Reali i Madridit para se të huazohej te ekipi i Mallorcas. Paraqitja e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës, ekip me të cilin fitoi gjashtë trofe në pesë sezone. Në 2009-ën Inter arriti një marrëveshje me katalansit për të këmbyer Zlatan Ibrahimovic me Eto’o, plus 46 milionë euro. Pasi ka fituar dy herë Serinë A, Kupën e Italisë dhe Champions League, 30-vjeçari Eto’o është transferuar tek ekipi rus i Anzhit për 29 milionë euro, duke u bërë lojtari më i paguar në botë asokohe me 19.9 milionë euro në sezon.

Diego Milito – Nga Genoa tek Inter (25 milionë euro): Në 2004-ën, Milito ka kaluar te Genoa, që luante në Serie B dhe ka zhvilluar një paraqitje të mirë para se ekipit të përfundonte në Serinë C1 në 2005-ën për shkak të përfshirjes në shitjen e disa ndeshjeve. Pasi është bashkuar me vëllanë Gabriel te Real Zaragoza në kampionatin spanjoll, Milito ka qenë një nga golashënuesit më të mirë në Europë për sezonin 2006-07 para se të rikthehej te Genoa. Në 2009-ën argjentinasi kaloi tek Inter për 25 milionë euro. Ai ka qenë një lojtar kyç për zikaltrit, duke shënuar dy herë në finalen e Champions League kundër Bayern Munich.

Zlatan Ibrahimoviç – Nga Milan te PSG (21 milionë euro): Duke parë se ka grumbulluar 126 milionë euro në rroga gjatë karrierës së tij 16-vjeçare, mund të thuhet se Zlatan Ibrahimovic e di mirë se çfarë bën. Nga skuadra modeste suedeze e Malmo, sulmuesi ka shëtitur nëpër Europë duke luajtur për skuadra si Ajax, Juventus, Inter dhe Barcelona para se të ndalej te Milan. Titujt e njëpasnjëshëm të fituar me gjithë këto klube kanë shtyrë skuadrën e Paris SG t’i paguajnë Milanit 21 milionë euro në 2012-ën për 30-vjeçarin Ibrahimoviç.

Jeremy Mathieu – Nga Valencia te Barcelona (19 milionë euro): Mathieu është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave i lojtarëve “over” 30 pas transferimit për 19 milionë euro te Barcelona në korrikun e 2014-ës. Sezoni i tij i parë në “Camp Nou” nuk mund të kishte shkuar më mirë, duke parë se Barcelona ka realizuar “tripletën”, duke fituar kampionatin kupën dhe Champions League.

Claude Makelele – Nga Real Madrid te Chelsea (19 milionë euro): Francezi e ka filluar karrierën e tij me skuadrën e Nante, para se të transferohej te Marseille, Celta Vigo, Real Madrid dhe në fund te Chelsea. Fama e tij është rritur ndjeshëm në Premier League pas transferimit për 19 milionë euro në “Stamford Bridge” në verën e 2003-it, ku ai ka ndihmuar “Blutë” të dalin në finalen e Championsit në 2008-ën. Në moshën 35-vjeçare Makelele është transferuar me kosto zero të skuadra e Paris Saint-Germain, ku edhe ka mbyllur karrierën e tij si futbollist.

Angelo Peruzzi – Nga Inter te Lazio (18 milionë euro): Një nga dy portierët e kësaj liste, italiani Angelo Peruzzi ka pasur një karrierë shumë të suksesshme pas transferimit nga Roma te Juventusi në 1991-in. Duke fituar në total 10 trofe, përfshi këtu edhe Champions League në 1996-ën me “Zonjën e Vjetër”, Peruzzi është transferuar te Inter në 1999-ën, ku ka luajtur vetëm një sezon, para se Lazio ta blinte për 18 milionë euro. Peruzzi, që ka qenë pjesë edhe e Italisë që ka fituar Kupën e Botës në 2006-ën, ka luajtur më shumë se 200 ndeshje në të gjitha kompeticionet me bardhekaltrit para se të tërhiqej nga futbolli i luajtur në 2007-ën.

Fernando Redondo – Nga Real Madrid te Milan (16.8 milionë euro): Pavarësisht se ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Reali para se Milani ta blinte për 16.8 milionë euro në verën e vitit 2000, Redondo kryeson listën e lojtarëve më të shtrenjtë “over” 30 që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për ekipin që i ka blerë. Me vetëm 16 ndeshje të luajtura me kuqezinjtë gjatë katër viteve, 31-vjeçari (në atë kohë) e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në tribunë sesa në fushë për shkak të problemeve të shumta fizike.

Petr Cech – Nga Chelsea tek Arsenal (15 milionë euro): Ndoshta një nga blerjet më të mira në këtë listë, Cech është bërë një nga portierët më të mirë të botës me fanellën e Chelsea pas eksperiencave me ekipe si Chmel Blsany, Sparta Prague dhe Rennes. Portieri 33-vjeçar, mes të tjerave, ka fituar katër tituj në Premier League, katër Kupa të Anglisë, një Europa League dhe një Champions League në 2012-ën. Pas 11 viteve me “Blutë” e Londrës, Cech ka lëvizur në anën tjetër të Londrës nën urdhrat e francezit Arsene Wenger, i cili ka shpenzuar 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Ruud van Nistelrooy – Nga M.United te Real Madrid (14.7 milionë euro): Një tjetër sulmues që është pjesë e “top 10”. Golat e shënuar nga Van Nistelrooy me Den Bosch, Heerenveen, PSV Eindhoven kanë bindur Manchester United-in e Alex Ferguson t’i besojë holandezit në 2001-in. Pas 95 golash në 150 ndeshje për “Djajtë e Kuq”, sulmuesin është transferuar te Reali i Madridit në 2010-ën pasi kishte përfunduar në stol në “Old Trafford” për shkak të një sherri mes tij dhe Cristiano Ronaldos në stërvitje. Van Nistelrooy ka shënuar rregullisht për Realin para se të transferohej në Bundesligë te Hamburgu dhe të rikthehej në La Liga me ekipin e Malaga-s.