“Elvisi kthehet në shtëpi”, filmi shqiptar që shfaqet këtë javë në kinema

“Elvis walks home” filmi më i ri që mban firmën e regjisorit të njohur shqiptar Fatmir Koçi, fillon projeksionet e tij për publikun prej datës 30 nëntor në ekranin e madh të kinema Millennium. Drama aksion e shkruar nga Jonathan Preece në 94 minuta rrëfen historinë e një emigranti që kërkon të imitojë Elvis Preslin dhe që shkon për të zbavitur me perfomancën e tij, trupat britanike gjatë lufës në vitin 1999. Por ai rezulton një emigrant ilegal dhe policët kërkojnë ta arrestojnë.

Në tentativën për të shpëtuar prej tyre ai hyn në zonën e luftës ku një sërë ngjarjesh do të bëjnë atë që të heqë dorë nga kostumi i Elvis Preslit dhe të kërkojë rrugën e kthimit për në shtëpi. Por ku është shtëpia e tij? Në rolin kryesor intepreton një nga aktorët më të rinj shqiptar, Dritan Kastrati ndërsa në krah të tij renditet një kast me aktorë si Amos Muji Zaharia, Klaus Laci, Samuel Vargu, Armin Vargu, Vivian Biagioni, Enea Shinjatari, Juli Emiri. Filmi një bashkëprodhim shqiptaro-hollandez, në tre gjuhë – shqip, anglisht dhe serbisht, ka marrë pëlqimin e kritikës dhe prej fundit të nëntorit do të marrë edhe vlerësimin e publikut të gjerë shqiptar.