Epoka që po kalojmë para gjyqit të ndërgjegjes shqiptare

Ndërgjegja shqiptare duhet të vërë gishtin në kokë e të pyesë vetveten se ku është. Ndërgjegja shqiptare duhet që të grushtojë dhe shkelmojë shkatërruesit e moralit të nëpërkëmbur kombëtar.
Ndërgjegja shqiptare duhet një herë e përgjithmonë t’i thotë STOP thyerjes së vetëdijes kombëtare!

Gjyqi moral kundër Fatos Lubonjës për shtrembërimet e tija të porositura nga dikush të historisë shqiptare dhe “mundi“ i tij i pashoq për të rrënuar Kështjellën e Madhe të trashëgimisë sonë
identitare:

“…Ditën e 31 majit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s, shënimi i ditës merret me një polemikë midis shqiptarësh në gazetën “Illyria” të Nju-Jorkut. Shkak është shkrimi “Skënderbeu e kishte nënën sllave” (me autor Fatos Lubonjën), botuar pak ditë më parë në “Courrier International” të Parisit. Autori shqiptar i shkrimit fajësohet me një gjuhë tejet të ashpër, për qëndrim antishqiptar e njëherësh antievropian. Pra, është 31 maj i vitit të fundit të mijëvjeçarit të dytë. Shprehja “ora e keqe”, më shumë se metaforë, është përcaktim i saktë i kohës për Kosovën. Ajo mezi po merr frymë nën masakrën serbe, një nga më të egrat e shekullit. NATO-ja është duke bombarduar Serbinë për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarët po paguajnë taksën. Shkurt, për ndëshkimin e Serbisë, NATO-ja ka vënë aviatorët dhe avionët më modernë të saj, kurse Kosova ka vënë gjënë më të vjetër në botë në kësi rastesh: gjakun. Liria e kërkon se s’bën këtë karburant të vjetër, dhe shqiptarët e dinë këtë. Hakmarrja serbe është në kulmin e saj: grirje foshnjash, përdhunime vajzash e grash, djegie shtëpish, vrasje verbazi, shpërngulje, tmerr…”
U zbulua se “çmitizuesi” shqiptar nuk ishte aspak origjinal, siç kishin kujtuar. Tezën e prindërve serbë të Skënderbeut, e kishte marrë nga dikush tjetër dhe ky dikush tjetër nuk ishte veçse famëkeqi, sipas tyre, Vuk Drashkoviç, një nga ministrat e Millosheviçit, rrjedhimisht një ndër përgjegjësit për plojën e Kosovës.
Gjyqi moral kundër Kim Mehmetit për pjesëmarrje; “Zbatimi serioz i strategjisë turke për shtrirjen e ndikimit të saj në territoret shqiptare, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni, fillon në Kongresin treditor, 29-31 Maj 2014, të mbajtur në Hotelin “Holiday inn-Airport” në Stamboll. Kongresi i organizuar nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike (QKSE), nën kujdesin e drejtpërdrejtë të zv.kryeministrit turk, Hayrulah Isler. Në Kongres kanë marrë pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Qëllimi kryesor për organizimin e këtij Kongresi në Stamboll ishte krijimi i kushteve për themelimin e partive politike simotra të Partisë se Drejtësisë së Erdoganit në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe studimi i një veprimi politik specifik në Shqipëri. Një mënyrë e tillë e organizimit do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë në të gjitha drejtimet. Para së gjithash do të ketë mbështetje konkrete financiare nga QKSE e përkrahur drejtpërdrejtë nga qeveria turke“.

Kimi ngarkohet edhe për “Ndërsa në Kosovë ekzistojnë disa qarqe që mendojnë se kryqi është shenjë e civilizimit, si gjysmë hëna është shenjë e primitivizmit. Ekzistojnë disa rryma që kur u përmendet Stambolli, shohin fesa nëpër koka, shohin se si jeniçerët osmanë janë nisur drejt pushtimit. Nuk e shohin se si ajo Turqi, për të cilën ne shpesh themi se na la prapa, arriti atje, saqë në mjekësi është bërë lider botëror. E them edhe nga përvoja ime, por edhe të tjerëve. Ne ende e masim veten me kalendarin e Perandorisë Osmane, dhe nuk dalim jashtë të shohim”. ”Ai thotë se në Maqedoni islami i ka ruajtur shqiptarët nga asimilimi“.

Gjyqi moral kunër Milazim Krasniqit: Në epokën e vlimeve të mëdha antishqiptare (1991 e deri sot, në vazhdimësi) e kemi një “perlë”, një “margaritar“ të sharjeve të pakontrolluara ndaj çdo gjëje shqiptare- Milazim Krasniqi (shkrimtar, akademik, profesor dhe argat në shërbim të antikombit).

Nuk kam kurrfarë mëshirë letrare ndaj kësaj krijese që e quajti Anton Zako Çajupin idiot!

“Shqipërinë e mori turku
I vu zjarr
Shqiptar mos rri,
po duku,
shqiptar!
Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq,
kujto vendin ku ke lerë
dhe po heq…”
Këto janë vargjet e njërës prej poezive që e kanë renditur Andon Z. Çajupin në panteonin e rilindësve shqiptarë, por edhe që shpreh frymën ideologjike të korifejve të kësaj lëvizjeje të madhe kombëtare, të De Radës, Naimit, Fishtës, etj. Lëvizja e tyre për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve që jetuan 500 vjet nën shtypjen dhe robërinë e Turqisë, pasoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë (1912).

Milazim Krasniqi, përmes një videoje, pozicionohet hapur në anën e ish-pushtuesve osmanë nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotike dhe e përsërit disa herë se Anton Zako Çajupi është idiot që përmes poezisë së tij e luftoi pushtuesin pesëshekullor. Ky njeri me deklaratat e veta po shihet se është i shtyrë nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve, nga e cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata studentë?

Populli shqiptar duhet të dijë të vërtetën e tij!