Fatale për ju nëse nuk i dini! Zbuloni shenjat e kancerit të zorrës së trashë!

Rreth 140,000 njerëz janë diagnostikuar me kancer kolorektal në Amerikë. Është tepër e rëndësishme që ju të njiheni me simptomat e kancerit të zorrës së trashë para se të jetë shumë vonë!

Gjakderdhja rektale është simptoma më e dukshme e kancerit të zorrës së trashë, por shenjat e tjera mund të jenë shumë më delikate.

Nëse vëreni ndonjë nga shenjat e mëposhtme, bisedoni me mjekun tuaj menjëherë.

Jeni anemikë
Një diagnozë anemie mund të jetë shenja kryesore që sinjalizon gjakderdhjen. Por kujdes! “Nëse një grua është gjatë menstruacioneve, anemia ka më pak të ngjarë të verifikohet me analiza shtesë për të parë nëse ajo mund të jetë diçka tjetër, si kanceri i zorrës së trashë“, thotë Randall Holcombe, MD, shefi i mjekësisë, kanceri në Malin Sinai.

Nëse keni ndonjë shenjë të anemisë, si për shembull lodhje, probleme me lëkurën, ose marramendje, konsultohuni me një mjek, pasi mund të jetë simptomë e kancerit të zorrës së trashë.

Nuk mbusheni dot me frymë
“Nëse jeni i prekur nga kanceri i kolonit (zorrës së trashë), dhe nuk keni gjakderdhje, trupi juaj vendos më shumë plazma në gjak pa prodhuar hekur ose qeliza të kuqe të gjakut”, thotë Dr Raymond, gjë që zvogëlon aftësinë e gjakut për të marrë oksigjen dhe kjo çon në probleme serioze me frymëmarrjen.

Vuani nga kapsllëku

Nëse kapsllëku shfaqet për pak kohë dhe zhduket sërish, nuk keni pse të shqetësoheni, por nëse bëhet i përhershëm, atëherë duhet të njiheni me faktin se tashmë keni një simptomë të kancerit të zorrës së trashë.

[Burimi: Reader’s Digest]