Fëmija im ka temperaturë, çfarë duhet të bëj para se t’i shkojë 39?!

Temperatura nuk është sëmundje. Ajo është shenja e përbashkët e shumë sëmundjeve. Nëse fëmija juaj ka temperaturë, kjo do të thotë se ai është sëmurë. Kur lëkura ndihet më e ngrohtë se zakonisht dhe kur fëmija nuk është i qetë duhet të mendoni për temperature. A është temperatura shenjë e një sëmundjeje të rëndë?  Shkaku i temperaturës mund të jetë një infeksion i lehtë ose një sëmundje që rrezikon jetën, pra prania e saj nuk tregon nëse sëmundja është e rëndë apo jo. Temperatura është një shenjë që na tregon herët praninë e sëmundjes. Gjatë daljes së dhëmbëve, fëmija i çon duart shpesh në gojë, në këtë mënyrë, mikrobet hyjnë më shpesh.

Temperatura shkaktohet nga sëmundja që shkakton mikrobi.  Sa më e lartë temperatura aq më serioze sëmundja?  Jo. Nuk ka lidhje midis shkallës së sëmundjes dhe temperaturës. Temperatura mund të jetë shumë e lartë në një infeksion të lehtë dhe mund të jetë jo shumë e lartë në një sëmundje të rëndë.  A i duhet drejtuar menjëherë mjekut në rast temperature?

Shumica e prindërve mendojnë se do të ishte e dobishme që fëmijët të vizitoheshin nga mjeku pikërisht kur ata janë me temperaturë. Ky është një mendim i gabuar. Temperatura e shqetëson fëmijën. Prandaj ajo duhet ulur para se të shkoni te mjeku dhe nëse nuk ka ndonjë shenjë tjetër, mos nxitoni për të shkuar te mjeku.

Shumica e fëmijëve qetësohen dhe rehatohen pas uljes së temperaturës dhe llojnë të luajnë sikur të mos kishin qënë sëmurë.

Si kuptohet temperatura?  Temperatura kuptohet vetëm duke e matur atë me termometër.

Mund të gaboheni me prekjen me dorë, prandaj përdorni termometrin. Matja nën sqetull mbi 370 C dhe në anus mbi 37.80 C tregon temperaturë. Përsëriteni matjen e temperaturës në kushtet e duhura dhe mund të përdorni edhe termometër tjetër nëse dyshoni që temperatura të jetë ulur.

Si zbritet temperatura? Pavarësisht shkakut të temperaturës, ajo duhet ulur që bebja të rehatohet. Temperatura bie kur nxehtësia e trupit transmetohet jashtë tij. Fillimisht hiqen gjithë rrobat (mbahen vetëm pelenat) dhe lejohet transmetimi i temperaturës jashtë. Bebi mund të lihet lakuriq për sa kohë ka temperaturë. Kur temperatura bie nën 370 C vishen rrobat përsëri. Kur temperatura e trupit nën sqetull është midis 370- 38.50 C hiqen rrobat e trupit dhe jepet medikament për uljen e saj. Kur temperatura nën sqetull është mbi 38.50 C përveç të mësipërmëve, bebit i bëhet banjë me ujë të vakët (më pak i ngrohtë se uji i banjos së zakonshme).

Nuk duhet përdorur ujë i ftohtë. Koha e larjes nuk duhet të jetë më pak se 20 minuta dhe duhet vazhduar deri sa të bjerë temperatura. Përderisa sëmundja që shkakton temperaturën vazhdon akoma, temperatura mund të shfaqet përsëri pas uljes. Përsërisni të njëjtat veprime. Bebet dhe fëmijët nuk sëmuren nga larja. Prandaj bebja dhe fëmija me temperaturë duhet larë pavarësisht shkakut të temperaturës. Ndikimi i medikamentit që i jepet bebit për ulje temperature shfaqet 0.5-1 orë pas dhënies, prandaj mos harroni t’ia jepni atë para larjes! Ndiqeni temperaturën shpesh dhe silluni sipas ecurisë së saj.

A duhet ulur patjetër temperatura?  Temperatura tregon se në trupin e fëmijës ka diçka që nuk shkon, pra është një shenjë sëmundjeje. Temperatura  stimulon sistemin mbrojtës të trupit prandaj dhe nuk duhet ulur plotësisht. Temperatura duhet mbajtur në sqetull nën 38.50 C dhe nuk duhet ulur më shumë se 37.0 C