Flamurtari merr një sulmues serb, firmos zyrtarisht

Merkatoja e dimrit nuk është hapur ende zyrtarisht, por klubi vlonjat e ka bërë tashmë afrimin e parë zyrtar. Bëhet fjalë për një lojtar sulmues. Serbi Igor Nedeljkoviç si lojtari më i ri i Flamurtarit. Lojtari 26-vjeçar vjen nga një përvojë në Hong Kong me Pegasus, ndërkohë që më parë është aktivizuar në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bosnjë Hercegovinë.

Periudhën më të mirë sulmuesi serb e ka pasur me Sileksin në Maqedoni, ku në 91 ndeshje, ka shënuar 27 gola. Trajneri Duro duket se e njeh mirë këtë lojtar nga koha, kur edhe ai ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës në kampionatin maqedonas. Klubi ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës apo anën financiare.