Filmi “Wonder” që po i bën njerëzit të qajnë pas djaloshit 10-vjeçar!

Filmi “Wonder”, është një nga prodhimet më të reja kinematografike amerikane, që po merr gjithnjë e më tepër vëmendjen e publikut.

Filmi, me regji të Stephen Chbosky, është një dramë prekëse, bazuar në një roman me të njëjtin emër, misioni i të cilit është përhapja e mirësisë në klasa, shkolla dhe komunitetet në mbarë botën.

Por për çfarë flet ky film kaq i pëlqyer nga audienca ende pa u shfaqur në kinema?

“Wonder”, sjell historinë e August Pullman, një fëmijë që vuan nga një deformim në fytyrë.

August ballafaqohet për herë të parë me botën e shkollën, kur fillon klasën e parë. Aktori i vogël që do të luajë këtë rol të rëndësishëm nuk është i panjohur për publikun.
Jacob Tremblay, tashmë 11 vjeç na ka impresionuar të gjithëve me rolin e tij në filmin “Room”.

Ai rikthehet në “Wonder”, i transformuar dhe me një përgjegjësi akoma më të madhe. Aktorja Julia Roberts, e cila luan rolin e mamasë së August, është impresionuar nga përshtatja e Jacob me rolin e tij.

Nga Dafina Cuca