A flini me telefonin afër? Rrezikoheni nga këto sëmundje!

Departamenti i Shëndetit Publik në Kaliforni për herë të parë ka realizuar një udhëzues për rrezet e celularëve dhe si mund të minimizoni ekspozimin ndaj tyre.

“E dimë që shumë njerëz janë të shqetësuar në lidhje me sigurinë e përdorimit të celularëve”, thotë dr. Karen Smith, nga Departamenti i Shëndetit publik në Kaliforni.

“Kur flini, mbajeni telefonin të paktën një krahë larg nga trupi. Gjithashtu, mos e mbani celularin në xhep, mbajeni atë ose në kuletë ose çantë”, këshillon Smith.

Gjithashtu rekomandohet që:

  • Të minimizohet përdorimi celularit kur sinjali është i dobët.
  • Të minimizohet përdorimi i celularit për të shkarkuar ose ngarkuar skedarë të mëdha.
  • Mbajeni telefonin larg nga shtrati.
  • Hiqni kufjet kur nuk jeni duke folur në telefon.

Së fundmi disa studime sugjerojnë një lidhje të mundshme mes përdorimit të celularit dhe rrezikut për zhvillimin e problemeve me shëndetin mendor dhe riprodhues, si dhimbje koke, probleme me kujtesën, dëgjimin, gjumin deri edhe tumor në tru apo probleme me fertilitetin tek meshkujt.

[Burimi: CBS News]