Formacioni më i mirë i ndërtuar me fituesit e “Topit të Artë”

Janë plot 43 futbollistë që e kanë fituar “Topin e Artë” ndër vite, përjashtuar Maradonën që e ka marrë pasi ka mbyllur karrierën. Nga viti 1956, kur është dhënë për herë të parë, dhe deri sonte në mbrëmbje, “France Football” e jep këtë trofe në fund të çdo viti.

Ndoshta nuk është përzgjedhja më e mirë, por nga 43 futbollistë, është bërë një formacion, pra 11 më të mirët e më të mirëve, me skemën 3-4-3. Në portë, padyshim që nuk mund të kishte zgjedhje tjetër, përpos Lev Yashin, pasi është portieri i vetëm që e ka fituar këtë trofe. Në mbrojtje janë vendosur Beckenbauer, Cannavaro dhe Sammer. Në mesfushë Cruyff, Platini, Keegan dhe Di Stefano, ndërsa në sulm Messi, Cristiano Ronaldo dhe Van Basten.

  1. LEV YASHIN

2. FRANZ BECKENBAUER

3. FABIO CANNAVARO

4. MATHIAS SAMMER

5. JOHAN CRUYFF

6. MICHEL PLATINI

7. KEVIN KEEGAN

8. ALFREDO DI STEFANO

9. CRISTIANO RONALDO

10. MARCO VAN BASTEN

11. LIONEL MESSI