Ftesa e Ramës/ Përgjigjet Basha: I vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor!

Menjëherë pas ftesës së tretë nga Edi Rama për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ka reaguar vetë kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Basha në një status në rrjetin social Facebook, shkruan se i vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor.

Në vijim Basha ka treguar katër pikat se si mund të arrihet në një marrëveshje, duke shkruar se i mbështet ato.