Gattuso dha dorëheqjen nga Milan, por nuk u pranua…

Disfata e rëndë e pësuar ndaj Veronës, në rrugën e kthimit drejt shtëpisë, sipas gazetarit të Mediaset, Guglielmo Mastroianni‏, ka detyruar trajnerin Gennaro Gattuso të japë dorëheqjen. Një vendim që gjithsesi nuk është pranuar nga drejtuesi i lartë i Milan, Fassone, i cili raportohet të ketë bindur teknikun që të vijojë misionin e tij.

“Sot, Gattuso ishte në ‘Casa Milan’ për t’u dorëhequr. Nuk i pëlqeu reagimi pas ndeshjes nga ana e futbollistëve. E papranueshme për atë klima e qetë dhe e urtë që mbizotëronte gjatë kthimit në Milano. Fassone e bindi të qëndrojë dhe bashkë menduan për grumbullimin ndëshkues”. Ishte ky lajmi i publikuar nga gazetari i Mediaset, i dërguar i posaçëm i emisionit Mattino 5.