Gestapo dhe SD, instrumentet e terrorit në Rajhun e Tretë…

SD dhe Gestapoja ishin organizatat më sadiste dhe më shkatërrimtare që përfaqësonin mizorinë në botë. Ato u ndërtuan për të spiunuar, përndjekur dhe eliminuar armiqtë e Rajhut kudo ku ndodheshin dhe lideri i tyre, krimineli satanik më i ndryrë i historisë, Rajnard Hajdrih, bëri një punë të mirë duke e mbajtur në këmbë këtë reputacion.

Por pavarësisht reputacionit të tyre diabolik përgjatë historisë të shek. XX, studimi i tyre vazhdon të jetë me interes për historianët modernë.

Rajnard Hajdrih

Agjencia e sigurimit e SS-ve (që konkurronte policinë e rregullt) ishte SD-ja, e formuar në 1931 nga Hitleri, si një degë sigurie e organizatës së zhvilluar SS. Roli i saj, përshkruhej nga aktivitetet e përcaktuara nga Himleri, kështu:

SD-ja do të zbulojë armiqtë e konceptit të Nacional Socialismit dhe do të iniciojë kundërmasa përmes autoriteteve policore. Shkurt, do të spiunonte njerëzit, të hapte sytë për çdo individ apo aktivitet që mendohej armiqësor ndaj regjimit nazist.

Për këtë qëllim, lideri i SD-së, Hajdrihu, ndërtoi një rrjet të gjerë agjentësh dhe informatorësh përgjatë Gjermanisë dhe më vonë në territoret e okupuara, duke grumbullar mijëra raporte konfidenciale që filtroheshin në fund nga zyra qëndrore e SD-së e drejtuar nga Rajnhard Hajdrih.

Definicioni armiqësor i SD-së u bë mjaft i përhapur, veçanërisht kur spektrumi i plotë i politikës naziste racore hyri në lojë.

Historiani Luis Snyder tegon larmishmërinë e përsonave të targetuar nga shërbimet sekrete të Rajhut:

Pak mund t’i shpëtonin këtij organi monolitik të terrorit hitlerian. Viktimat e tyre përfshinin hebrenj, komunistë, pacifistë, kriminelë politikë, antisocialistë, pijanecë, homoseksualë, prostituta, psikopatë etj.

Burrat SD thirreshin për detyra të mëdha si arrestimi i 67 000 “armiqve të shtetit” në Vjenë gjatë okupimit të Austrinë në 1938.

Sapo arrestohej një përson nga SD-ja, një sistem juridik i shpejtë fillonte për të burgosurin, me një respekt fare të vogël për ndonjë të drejtë njerëzore. Që kur SD-ja kishte filluar të mblidhte njerëz të pafajshëm në Austri në fund të viteve 1930, atyre iu ishte bashkuar në përpjekjet e tyre edhe një agjenci tjetër, Gestapoja.

Gestapo (sigla për Geheime Staatpolizei – Policia Sekrete Shtetërore) kishte një origjinë tjetër nga ajo e SD-së. Paraardhësja e saj ishte policia politike prusiane e Republikës së Vejmarit, pjesë e Ministrisë së Brendshme Prusiane.

Në 1939, ministër i kësaj ministrie nuk ishte askush tjetër përveç Herman Gëringut (më vonë do të njihej si numri dy i regjimit nazist), dhe në prill ai formoi Gestapon si një forcë të sigurisë shtetërore, ashtu si SD-ja, ishte e dedikuar që të mbronte Nacional Socialismin kundër “armiqve të shtetit”.

Gjatë 1934-shit, Gestapoja u bë pjesë e SS-së. Gestapoja me të vërtetë ishte ligji në vetvete, dhe që nga formimi i saj e deri në fund të luftës terrorizoi popullin gjerman dhe qytetarët e vendeve të okupuara. Por Gestapoja ishte një nga agjencitë më të fuqishme sekrete. Për shembull, SD-ja në 1939 kishte 3 000 operatorë dhe 50 000 informatorë. Gestapoja, në kundërt, kishte 20 000 anëtarë dhe 100 000 informatorë.

Gestapoja ishte një organizatë më e madhe dhe më influencuese, që përhapej në të gjithë Rajhun dhe u zgjerua përgjatë luftës.