GRAMSH/Babai i Teqesë akuzon ujësjellësin se i ka prerë ujin

Babai i Teqesë së Skëndërbegasit akuzo ujësjellësin e Gramshit se e ka lënë Teqen pa ujë. Sipas tij kjo është e patolerueshme pasi nuk mund të lihen besimtarët pa ujë të pijshëm. Ka reaguar menjëherë Drejtori i Ujësjellësit Gramsh Tajar Bici. Sipas tij ujësjellësi i Skëndërbegasit është ndërtuar nga komuna. Nga ky ujësjellës merr ujë Teqeja dhe një biznes tjetër. “Ne nuk kemi penguar furnizimin me ujë të Teqes së Skëndërbegasit. Kjo nuk është e vërtetë. Madje atje ka ujë mjaftueshëm deri në 30m2 në ditë sasi që mund të furnizojë një fshat të tërë e jo vetëm një Teqe. Por në kuadër të reformës të gjithë do të pajisen me matësa përfshirë edhe Teqa. Të jetë i sigurtë babai që do të ketë ujë 24 orë, por jo të vadisë tokat dhe kopshtin me ujë të pijshëm. Deri në këto momente ai pretendon se uji është pronë e tij, e Teqesë. Por kjo nuk është normale. Gjatë vitit 2018 kjo gjë do zgjidhet dhe do ketë ujë 24 orë pa ndërprerje”, pohon drejtori Bici.