Haliti: Kontrabanda në dogana po e gërryen buxhetin e vendit

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, në seancën në të cilën është diskutuar programi i Qeverisë, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj forcim të kontrollit të doganave.

Ai ka tërhequr vërejtjen për këtë problem, ku sipas tij, po bëhet kontrabanda më e madhe me cigare, alkool e naftë.

Zoti Kryeministër t’u kisha lutur që ta kontrollosh Doganën e Kosovës, jo me kamera, po me mekanizma, që të kontrollohen për mallrat që hyjnë, e që kur ato hyjnë ilegalisht ndalen kamerat. Cigaret, alkooli e nafta janë kontrabanda ma e madhe që po e gërryejnë buxhetin e Kosovës”, ka thënë Haliti.

Më pas ai ka përmendur edhe ndërmarrjet e mëdha, pa i përmendur me emra, të cilat sipas tij, po bëjnë evazionin më të madh fiskal në Kosovë.