BE hap edhe dy kapituj të rinj për Serbinë

Bashkimi Evropian sot ka marrë vendim formal për hapjen e kapitujve 6 dhe 30 në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë.

Estonia, si vendi që mban presidencën e BE-së, ka caktuar një konferencë ndërqeveritare për hapjen e këtyre kapitujve të ri, që pritet të mbahet më 11 dhjetor në Bruksel.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësuesë nga Serbia dhe Komisioni Evropian, si dhe nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, transmeton Konica.al.

Siç njoftojnë mediet serbe, kapitulli 6 ka të bëjë me sundimin e ligjit, kurse kapitulli 30 me marrëdhëniet e jashtme të Serbisë.

Sipas agjencisë serbe, Tanjug, Franca dhe Serbia kanë kundërshtuar hapjen e kapitullit 33, për shkak se Serbia nuk ka bërë përparime të mjaftueshme në fushën e sundimit të ligjit.

Është përsëritur në Bruksel se përparimi në kapitujt 23 dhe 26, sa i përket sundimit të ligjit, dhe kapitullit 35 që përfshin normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, janë kushte për përparimin e mëtejmë të Serbisë në bisedimet për anëtarësim.