“I’m Albanian, baby” – Zënkat e shqiptarëve në emisionin amerikan “Hardcore Pawn” (Video/+18)

Shqiptarët si gjaknxehtë ballkanas, zihen në “Hardcore Pawn”; një prej emisioneve “Reality Show” amerikane më të ndjekura, të prodhuara nga “RDF USA” (e më pas “Zodiak USA”) si dhe “Richard Dominick Productions”, për “truTV”.

Shihni në video më poshtë se, si një prej shqiptarëve zihet për kositësen e barit dhe Genti, një tjetër shqiptar, zihet me moderatorët e emisionit për dy revista të viteve ’70, ku ai kërkonte 2000 dollarë, nga 6 dollarë që i ofruan për shitjen e tyre.

Emisioni “Hardcore Pawn”

Qëllimi i këtij emisioni, ka qenë shitja e gjërave me vlerë në dyqanet “Pawn”, në Detroit të Michigan-it.

Premiera e parë e serive, u shfaq në 16 gusht 2010 dhe u ndoq nga më se dy milionë shikues, duke vendosur një rekord për spektaklet e këtij lloji në Amerikë. Spektakli u prezantua nga Leslie “Les” Gold; Seth Gold; Ashley Broad; Bobby Janiec dhe Karen Mitchel.

Deri tani numërohen 9 sezone, me nga 162 episode gjithsej.

Kujdes: Fjalori i përdorur nga dy personazhet shqiptarë, mund të jetë shqetësues dhe vulgar, për disa shikues. I rekomanduar për shikuesit mbi 18-vjeç.