“Inter Bells”, futbollistët zikaltër këndojnë para Juves…(Video)

Klubi i Inter ka publikuar një video duke kënduar një këngë Krishtlindjes me temë zikaltër dhe fton tifozët ta këndojnë këngën në “San Siro” më 16 dhjetor ndaj Udinese-s. Kënga titullohet “Inter Bells”. Video fillon me zv.presidentin Havier Zanetti duke kënduar, me refrenin që është “Inter bells, Inter bells”.

Më pas futet Nagatomo, me një zë fantastik, mbase ka zgjedhur profesionin e gabuar, përpara se të futet Eder dhe pas tij të gjithë të tjerët. Në fund del edhe trajneri Spalletti duke bërë dirigjentin. Video përfundon duke u kërkuar tifozëve të këndojnë refrenin në stadium përpara Krishtlindjeve, në ndeshjen e fundit të këtij viti. Për më tepër, ndiqeni këtë video: