Ish-ministrja në qeverinë e Enver Hoxhës: Ja pse nuk përmbytej vendi në atë kohë!

Ish-ministrja e Bujqësisë në vitet ’75-’88, Themie Thomai, e ftuar në emisonin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, tregon arsyet se përse nuk kishte përmbytje në atë kohë.

“Kjo është një shkencë e tërë, por funksiononte një rrjet i tërë kullues i kontrolluar. Tokat që shtrihen afër bregdetit në Vlorë, Fier, janë toka nën nivel. Kolektori i madh pastrohej çdo vit.

Të gjitha stacionet e pompimit në fund të gushtit kontrolloheshin dhe me komision të posaçëm merreshin me hidrovoret. Kontrolloheshin të gjitha digat. Nuk lejohej të shkelnin as këmbët e bagëtive në diga. Merreshin masat që më përpara. Kanali i ujërave të mëdha dhe pritat përbënin atë që quhej rrjeti kullues”, tha Themie Thomai.