Ja provokimi i ambasadës ruse në Kanada

Ambasada ruse në Kanada ka shfrytëzuar rrjetin social Tëitter për të polemizuar me përfaqësuesit e Shtëpisë së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në lidhje me Kosovën.

Ambasada ruse në këtë shtet, duke reaguar ndaj vizitës së fundit të Thaçit në Kanada, ka deklaruar se Kosova është Serbi.

Anëtarë të Partisë Demokratike në Komitetin për Politikë të Jashtme në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në një shënim në Tëitter kanë nënvizuar: ‘Ne duam të shfrytëzojmë këtë rast për të përkujtuar secilin se #Kosova është e pavarur dhe #Krimea është #Ukrainë”.

Me këtë rast, ambasada ruse ka reaguar duke thënë se ‘Ju e keni keqkuptuar plotësisht historinë. #Kosova është Serbi’.