Ja se si mund të hiqni dorë nga ëmbëlsirat. Lista e ushqimeve

Janë të shumtë ata persona të cilët tundohen nga ëmbëlsirat dhe nuk mund të heqin dorë prej tyre. Kjo gjë ndodh pasi ëmbëlsirat krijojnë varësi dhe nuk është e lehtë që të mos i konsumosh.

Sipas mjekëve thuhet se nëse ne i konsumojmë ëmbëlsirat për një kohë të gjatë dhe rregullisht, ato krijojnë probleme serioze për shëndetin tonë.

Ka disa mënyra se si mund të hiqet dorë prej tyre dhe të mos e ndjejmë më tundimin që na vjen nga gjërat e ëmbla.

Ja disa ushqime që na mbajnë larg ëmbëlsirave:

Fiku

Gjatë kohës, kur fiku i freskët nuk mund të gjendet, ju mund ta konsumoni atë të thatë. Fiku përmban shumë vitamina dhe minerale, por më së shumti, magnez dhe vitaminë C.

Fiku pastron metabolizmin duke larguar depozitat e yndyrës, dhe po ashtu sekreton insulinën, e cila ndikon në nivelin e sheqerit në gjak.

Domatet

Domatet preferohen të konsumohen ose të freskëta ose në formë të puresë në baza ditore.

Ato përmbajnë nivel të lartë të triptofanit, një aminoacid që trupi e konverton në serotonin dhe një nga mineralet në përmbajtjen e tij është kromi.

Kromi redukton dëshirën për ushqim dhe rregullon me sukses glukozën në gjak dhe kolesterolin në trup.

Mollët

Shumica e frutave janë një zëvendësues i shkëlqyeshëm për ëmbëlsirat. Molla është e pasur me fibra dhe karbohidrate të shëndetshme që krijojnë një ndjenjë të ngopjes dhe plotësojnë nevojën për ëmbëlsira.

Kanella

Kjo erzë aromatike nuk është domosdoshmërisht vetëm një përbërës në ëmbëlsira pasi ajo parandalon ndryshimet e papritura në nivelet e glukozës në trup duke larguar kështu nevojën për ushqime të ëmbla.

Ju mund të spërkatni kanellë edhe në sallatë frutash, ose edhe në limonadë. Në këtë mënyrë, trupi do të sigurojë një zëvendësim të shëndetshëm për ëmbëlsirat.