Jerusalemi është ekonomi për Trump, jo gjeopolitikë!

Nga Ilirjan Blloshmi

Trump është ai lloj biznesmeni që merr çdo gjë para, dhe si president po bën të njëjtën gjë. Establishmenti amerikan po e ndjen këtë gjë, dhe disa senatorë që kanë lënë prostatën në shtëpi po e ndiejnë fundin.

Që nga ardhja e tij në pushtet, Trump po ndjek pike për pikë teorinë e Aleksandër Hamilton (ai tipi që duket te dhjetëdollarëshja), i cili zhvilloi një teori që quhet “argumenti i industrisë foshnjë” (the infant industry argument) – pikëpamjen se qeveria duhet të përkujdeset për industrinë e saj të re.

Me njohjen e Jerusalemit, Trump i dha fund një politke as tërhiq e as këput, kanë kaq vite politikanët më të fuqishëm që bëjnë lojëra tërhiqe mos e këput. P.sh. Britania dhe SHBA-ja kanë një strategji detare. Gjermania dhe Rusia kanë një strategji tokësore. Ky fakt ka krijuar një baraspeshë gjeostrategjike dhe një konflikt të brendshëm mes fuqive për trevat myslimane.

E thënë shkoqur, kufijtë e botës islame janë gjithmonë të përgjakur. Në Ballkan keni konflikt midis myslimanëve dhe ortodoksëve serbë. Në Lindjen e mesme kemi konflikt midis myslimanëve dhe izraelitëve, po ashtu hindutë në Indi, budistët në Birmani dhe katolikët në Filipine kanë konflikte me myslimanët. Këtë e dinë të gjithë, por askush nuk flet.

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nuk ka të bëjë fare me myslimanët, Trump e bëri këtë për të ulur ndjeshëm pikat strategjike ndaj disa vendeve që mbështesin terrorizmin. Vendndodhja e Jerusalemit është pikë strategjike për ekonominë perëndimore.

Tetë nga gjashtëmbëdhjetë pikat strategjike më të rëndësishme; Kanali i Suezit, Bad el Mandebi, Ngushtica e Hormuzit (dalja nga Gjiri Persik), Ngushtica e Malakës, Ngushtica e Sundës, Ngushtica e Lombokut dhe Bosfori e Dardanelet (daljet nga Deti i zi) janë nën kontrollin e plotë të vendeve myslimane. Kjo ulte ndjeshëm ndikimin e perëndimit në resurset e shumta botërore. Pra Trump bën gjeopolitke, siç mendojnë disa, Trump bën biznes.

Për disa që mendojnë se Jerusalemi është i Palestinës, duhet të lexojnë paktin që bëri Hitleri me Isuf Arafatin(princi i Palestinës). Ai do funizonte Hitlerin me naftë e si shpërblim Hitleri do zhdukte hebrenjtë, më pas lindi Auzhvici.