Kardiomiopatia (zemër e zmadhuar)/ Njohja e këtyre shenjave do ju shpëtojë jetën!

Kardiomiopatia për të gjithë ju që nuk e dini është një sëmundje që prek muskulin e zemrës.

Llojet kryesore të kardiomiopatisë janë kardiomiopatia e dilatuar (zemër e zmadhuar), hipertropike dhe restriktive.

Ajo vështirëson pompimin e zemrës dhe transportimin e gjakut në pjesën tjetër të trupit. Kardiomiopatia mund të çojë në mosfunksionim të zemrës.

Simptomat

Njerëzit me kardiomiopati mund të mos kenë ndonjë shenjë apo simptomë. Por, me avancimin e sëmundjes fillojnë të shfaqen edhe shenjat dhe simptomat.

Disa nga këto janë:

  • Probleme me frymëmarrjen, edhe nëse një person është në gjendje relaksi;
  • Ënjtje e këmbëve, kyçeve dhe shputave;
  • Fryrje të barkut për shkak të grumbullimit të lëngjeve në trup;
  • Kollë;
  • Lodhje, plogështi;
  • Rrahje të çrregullta të zemrës;
  • Dhimbje të kraharorit;
  • Marramendje dhe gjendje të fikëti.

Nuk ka rëndësi lloji i kardiomiopatisë, shenjat dhe simptomat fillojnë të përkeqësohen nëse nuk marrin trajtimin e duhur. Te disa njerëz ky përkeqësim mund të jetë i menjëhershëm, ndërsa te të tjerë kardiomiopatia mund të mos përkeqësohet për një kohë të gjatë.

Kur duhet të paraqiteni te mjeku?

Kontrollohuni te mjeku nëse keni një ose disa nga këto shenja dhe simptoma të lidhura me kardiomiopatinë. Telefononi menjëherë ambulancën nëse përjetoni probleme me frymëmarrjen, gjendje të fikëti ose dhimbje të kraharorit që zgjat më shumë se disa minuta.

Shkaqet:

Shpeshherë, shkaku kryesor i kardiomiopatisë nuk dihet. Megjithatë, te disa njerëz mjekët mund të identifikojnë disa faktorë rrezikues. Disa nga shkaqet e mundshme të kardiomiopatisë janë:

  • Sëmundjet gjenetike;
  • Tensioni i lartë i gjakut afatgjatë;
  • Rrahje të shpejta kronike të zemrës;
  • Probleme me valvulin e zemrës;
  • Çrregullimet metabolike, so obeziteti, sëmundja e tiroides ose diabeti;
  • Mungesa në lëndë ushqyese ose vitaminat dhe mineralet esenciale, si tiamina (vitamina B-1);
  • Komplikacionet gjatë shtatzënisë;
  • Abuzimi me alkoolin prej shumë vitesh;
  • Përdorimi i kokainës ose lloje të tjera të drogës;
  • Përdorimi i ilaçeve për kimioterapisnë dhe rrezeve për trajtimin e kancerit;
  • Grumbullim i hekurit në muskulin e zemrës (hemokromatoza);
  • Një gjendje që shkakton inflamacion ose grumbullim anormal të qelizave të infektuara; (që mund të formojnë moduse ose siç njihen në gjuhën e përditshme gunga) në zemër ose organe të tjera. Kjo sëmundje quhet ndryshe sarkoidoza;
  • Një çrregullim që shkakton grumbullim anormal të proteinave (amiloidoza);
  • Çrregullimet e indeve lidhëse.

Faktorët e rrezikut

Ka një sërë faktorësh që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kardiomiopatisë, si:

Historia familjare. Njerëzit që kanë një histori familjare me kardiomiopati, dështim të zemrës dhe arrest të papritur kardiak kanë më të rrezikuar të zhvillohbë kardiomiopati se ata që nuk kanë pasur një familjar me probleme me zemrën.

Tensioni i lartë i gjakut. Njerëzit që kanë prej vitesh që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut janë më të rrezikuar nga kardiomiopatia.

Obeziteti. Mbipesha vështirëson funksionin e zemrës, duke rrtiru kështu rrezikun e zhvillimit të kardiomiopatisë dhe problemeve me zemrën.

Abuzimi me alkoolin. Njerëzit që abuzojnë me alkoolin mund të zhvillojn[ë probleme me zemrën dhe kardiomiopati. Rreziku rritet dukshëm pas 5 os emë shumë vitesh pasi një person ka konsumuar 7-8 gota alkool çdo ditë.

Përdorimi i drogës. Drogërat si kokaina, amfetamina dhe asteroidet anabolike mund të rrisin rrezikun e kardiomiopatisë.

Trajtimet për kancerin. Shumë trajtime për kancerin mund të dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Ilaçe të caktuara të kimioterapisë dhe terapia me rreze mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kardiomiopatisë.

Diabeti. Pacientët me diabet gjithashtu ajnë më të rrezikuar nga kardiomiopatia, problemet me zemrën etj.

Çrregullime të tiroides. Hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi.

Hemokromatoza. Sëmundje që ka të bëjë me çrregullimin e metabolizmit të hekurit. Ai grumbullohet në mënyrë të tepërt dhe të pakontrolluar në të gjithë organet e trupit. Kjo sëmundje mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kardiomiopatisë së dilatuar.

Sëmundjet që prekin zemrën. Sëmundje të tjera, si ajo e shkaktuar nga grumbullimi anormal i proteinave (amiloidoza), një sëmundje që shkakton inflamacion dhe grumbullim anormal të qelizave të infektuara në zemër dhe organe të tjera (sarkoidoza), ose çrregullim të indeve lidhëse që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kardiomiopatisë.

[Burimi: Mayo Clinic]