Kategoria e parë me shumë gola, shiu ndërpret 2 ndeshje

Është luajtur këtë të shtunë java e 15-të e Kategorisë së Parë. Në Grupin A janë luajtur pesë sfida, ku ajo mes Egnatias dhe Kastriotit u ndërpre në pjesën e dytë (kur rezultati ishte 1-0 për vendasit) për shkak të reshjeve të shiut. Ndërkohë Besëlidhja mundi ekipin e Besës në shtëpi me shifrat 1-3. Kamara, Bangoura dhe Frroku shënuan tri herë në portën kundërshtare duke vendosur takimin e luajtur në Kavajë. Ndërsa për venasit shënoi Oshafi në minutën e 18’.

Grupi A

Besa-Besëlidhja             1-3

Oshafi ’18 / Kamara ’14, Bangoura ’54, Froku ’56

Erzeni-Dinamo              1-1

Dekavelli ’19 / Muça 64′

Egnatia-Kastrioti          1-0 (E ndërprerë në pjesën e dytë)

Ogbodike ’15

Burreli-Korabi              3-0

Ofeje ’27, Stana ’54, ’83

Vllaznia B – Tërbuni (nesër)

 

Ndërkohë në Grupin B  u luajtën 3 nga 4 sfidat e parashikuara për t`u luajtur të shtunën. Ndeshja Shënkolli-Bylis u shty për shkak të reshjeve të shiut që shkaktuan përkeqësimin e gjendjes së fushës së lojës. Apolonia vijon me rezultatet pozitive edhe në këtë javë, duke mundur Ilirinë me shifrat 2-0. Ndërkohë Tomori ka fituar ndeshjen derbi me Naftëtarin duke triumfuar me shifrat 3-0. Ndeshja Tirana-Pogradeci do të luhet ditën e dielë.

Grupi B

Turbina-Shkumbini        3-2

Peqini ’31, Dollani ’45, Gërço ’84 / Hasanaj ’20, Mustafaj ’91

Apolonia-Iliria               2-0

Krasniqi ’39 (11-m), Llambi 80′

Tomori-Naftëtari          3-0

Dobra ’58, Onu 67′, Hyseni ’82

Shënkolli-Bylis           0-0 (E shtyrë)

Tirana – Pogradeci (nesër)