Kisha Ortodokse Greke kundërshton afrimin e kishës bullgare dhe maqedonase

Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke ka kundërshtuar vendimin e Kishës Bullgare për të pranuar kërkesën e Kishës Ortodokse Maqedonase për t’u bërë ‘kisha nënë’ e saj.

Në takimin e djeshëm, Kisha Ortodokse Greke është shprehur e shqetësuar që Patriarkana Bullgare të bëhet ‘nënë’ e një ‘kishe skizmatike’, duke aluduar në Kishën Ortodokse Maqedonse.

“Me këtë rast, Sinodi i Shenjtë shpreh shqetësimin, për shkak të ndërhyrjes së Kishës Ortodokse Bullgare, me anë të këtij vendimi, në juridiksionin e një kishe tjetër ortodokse, dmth Kishës Ortodokse Serbe, një akt që është në kundërshti me kanonet e shenjta dhe traditën e kishës”, thuhet në njoftim, përcjell Konica.al.

Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke thekson se do të lutet që arsyeja të mbretërojë, dhe vendimi i ‘kishës motër bullgare’ të mos zbatohet.