Kokëdhima: Gabimi më i madh ishte përkrahja e Ramës

Kryetari i Partisë “ZGJIDHJA”, Koço Kokëdhima, ka zbuluar në një intervistë të fundit se ai e ka mbështetur Ramën para se të hynte në politikë. Por pavarësisht kësaj, ka edhe një gjë që i ka mbetur peng. Kjo lidhet me besimin e verbër, për të cilën është penduar. I ftuar në studion e “360 Gradë” në “Ora News”, ai ka deklaruar se ka gabuar që e ka mbështetur si lider të PS.

Ramën unë e kam mbështetur në jetën time, para se të hyjë në politikë. E kam mbështetur si lider i Partisë Socialiste për vite me radhë me shtypin tim, me politikat editoriale të majta. Po! Pavarësisht se nuk isha në politikë, kam bërë gabim, se kam mbështetur liderin e gabuar të këtij vendi, kam mbështetur liderin e papërshtatshëm në politikë. E kam bërë kur nuk kam qenë në politikë”.