KQZ certifikoi rezultatin e balotazhit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të rrethit të dytë për kryetarë të 12 komunave në Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Kastriot, Besianë, Shtime, Therandë, Vushtrri dhe Malishevë.

Po ashtu, KQZ-ja certifikoi rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të Komunës së Parteshit.

Në konferencen e sotme për medie, ky institucion shpalli rezultatin përfundimtar edhe të zgjedhjeve për kryetar të komunës serbe të Kllokotit.