Kryemadhi: Kemi marrë fund! Rama u ka marrë jetën shqiptarëve

Duke komentuar zhvillimet që ndodhën sot që në orët e para të ditës në Kuvend, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi fajëson kryeministrin Rama, të cilin e cilëson edhe si arrogant. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ajo tha se Rama u ka marë jetën shqiptarëve.

Kryemadhi: Pse duhej shkelur Kushtetuta sot? Është një arrogancë e z.Rama për t’u thënë shqiptarëve që unë nuk pyes për ju, ose jeni skllevërit e mi dhe unë e di se çfarë do të bëni. Manipulimi është i jashtëzakonshëm, tha ajo teksa është e ftuar në “Ora News”.

Tare: Ky është momenti që merrni kartat?

Kryemadhi: Ai u ka marrë jetën shqiptarëve.