Kryemadhi i përgjigjet Ramës për Kryeprokurorin: Jo në tryeza, por në Parlament!

Ftesës së Ramës, i është përgjigjur edhe Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kryemadhi gjatë fjalës së saj për Zërin e Amerikës, theksoi se nuk mund të përdoren thjesht dy standarde, EURALIUS dhe OPDAT për të thënë se ku është shkruar në kushtetutë se Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

Zgjidhja e çështjes është ndër më të rëndësishmet, pse në ditën e fundit duhet ta diskutojmë. Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament, jo me allishverishe politike. Duhet të ulemi në institucionet parlamentare.

Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishin ngritur KED, KLP dhe të gjitha të tjerat. Nuk mund të përdorim dy standarde, EURALIUS dhe OPDAT të na thonë ku është shkruar në kushtetutë se Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë“, deklaroi Kryemadhi.