Kryeprokurori i ri/ Vasili: Keni shpresë tek Reforma në Drejtësi? Ka vdekur!

Lidershipi i LSI-së është kundër një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm me shumicë të thjeshtë. Për këtë çështje mjaft të nxehtë dhe të komentuar ditët e fundit, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Në Facebook ai shkruan se ajo që ndodhi ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, i vuri vulën Reformës në Drejtësi.

“Komisioni i Ligjeve asgjëson 140 votat e Kuvendit, që i vunë vulën Reformës në Drejtësi natën e 21-22 korrikut 2016. Reforma vdiq, rroftë reforma”.