Kryeprokurorit Llalla i mbaron mandati, ai sërish në zyrë

Kyeprokuroi Adriatik Llalla vijon punën e tij normalisht edhe pse sot ësthë dita e tij e fundit e punës zyrtarisht pasi i mbaron mandati.

Që në orët e para Llalla ka zhvilluar takimin e radhës me stafin e tij të punës. Kjo situatë do të mbetet e pandryshuar deri në momentin që Kuvendi i Shqipërisë të marrë një vendim. Komisioni i Ligjeve shqyrton sot në 11:30 memon për miratimin e procedurës së caktimit të përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm.

Memoja sqaron procedurën për zgjedhjen e një prokurori të Përgjithshëm. Jo më larg se mbrëmë kryeministri Edi Rama ftoi publikisht kerun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha që së bashku të bien në konsensus për të zgjedhur bashkarisht Prokurorin e Përgjithshëm i cili do të zëvendësojë Adriatik Llallën.

Kryeministri i bëri ftesë publike Bashës që të ulen dhe të diskutojnë në një tryezë të përbashkët “për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam”.

Gjithashtu Kryeministri Rama kërkoi nga kreu i opozitës që në 6 muajt e ardhshëm të ketë paqe mes partive politike që të vihen në dispozicion të çeljes së negociatave duke bashkërenditur nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë por që sipas kryeministrit është krejt e mundur.

Pas kërkesës publike të kryeministrit ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Partisë Demokratike.