Lidhur me votimin për kryeprokuroren, nuk ka vonuar edhe një reagim nga vetë kreu demokrat, Lulzim Basha. Ai ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për të thënë se rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën.
“Etërit Themelues të demokracisë më të fuqishme, demokracisë amerikane, na kanë mësuar se rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën!”, shkruan Basha.
Ky mesazh vjen pas incidenteve që ndodhën sot në sallën e Kuvendit, ku u votua kryeprokurorja e re, Arta Marku, dhe jashtë sallës u mbajt protesta e opozitës.