Kusari-Lila i përkujton Haradinajt premtimin për liberalizim të vizave

Deputetja e Alternativës dhe ish-kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, në seancën e sotme ku u debatua për programin qeverisës, ka shigjetuar një varg kritikash për qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Në fjalën e saj, ajo ka përkujtuar premtimin e Haradinajt se liberalizimi i vizave do të ndodhte brenda 90 ditësh.

Kusari-Lila ka kritikuar Haradinajn edhe për numrin e madh të zëvendësministrave, si dhe për fryerjen e numrit të veteranëve në lista.