Malltezi: 10 milionë euro dolën nga buxheti në 2017-ën për Vjosën, por prapë na përmbyti!

Kreu i Departamentit të Mjedisit Jamarbër Malltezi, në një postim në rrjetin social Facebook, deklaratën e bërë nga Rama se vitin e shkuar janë shpenzuar 10 milionë euro nga buxheti i shtetit për punimet e argjinaturës së Vjosës, e ka quajtur mashtrim.

Postimi i Malltezit:

10 milionë euro kanë dalë nga buxheti në 2017-ën për punime në argjinaturën e Vjosës, por prapë Vjosa doli dhe përmbyti gjithë banorët. A ka njeri që ta besojë se vërtet janë investuar këto 10 milionë dhe nuk janë vjedhur? Ka miliona euro për të vjedhur dhe nuk ka ca mijëra për hallexhinjtë e përmbytur?